Rodriguez: Sa keq të lësh Realin, Zidane ishte idhulli im

Bajerni ka rigjetur James Rodriguez. Sulmuesi kolumbian shënoi një gol spektakolare nga goditja e dënimit ndaj Leverkusenit në kampionat, duke konfirmuar momentin shumë pozitiv që po kalon. Duke folur për programin “El Chiringuito de Jugones”, ai ka folur për momentin e largimit nga Reali.

“Ishte e vështirë dhe e trishto që të largohesha. Reali ka qenë gjithmonë erra ime, por ky është futbolli. Një dit je në vendin që dëshiron, dhe më pas nuk je më. Zidane? Si futbollist e kam pasur idhull, ka pasur shumë kualitet. Çdo trajner ka futbollistët e tij të preferuar, dhe është e drejtë ta respektosh.

E vetmja gjë që nuk mund të pranoja ishin kritikat se stërvitesha keq, ishin false dhe donin që të shpërqendrohesha. Unë stërvitesha dyfish dhe për këtë gjë isha i qetë. Reali po kalon një moment të vështirë, por mund ta eliminojnë PSG, pasi janë një skuadër që transformohen. Do të jetë bukur nëse sfidoj Realin me Bajernin”, është shprehur kolumbiani. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?