Roger Federer shpallet sportisti i vitit 2017

Roger Federer është shpallur sportisti i vitit në ceremoninë e “Laureus World Sports Awards”, zhvilluar të martën në mbrëmje në Montekarlo.

Fituesi i 20 Grand Slam-eve, që shkelqeu në Australian Open dhe në Wimbledon 2017, dominoi ceremoninë e çmimeve, duke lënë pas emra si Cristiano Ronaldo, Lewis Hamilton dhe Mo Farah. “Nuk e kisha besuar se mund të kthehesha sërish në këto nivele, por ky vit ishte diçka tjetër”, deklaroi tenisti 36-vjeçar.

Për femra, trofeun e rrënbeu Serena Williams, e cila në vitin 2017 fitoi Grand Slam-in e 23 të saj në karrierë. Kampionët e Botës në Formula 1, Mercedes, u vlerësuan si skuadra e vitit dhe titullin e tërhoqi kampioni i vitit 2017, Lewis Hamilton. “Ka shumë vlera brenda kësaj skuadre dhe unë jam shumë krenar që jam pjesë e saj”, tha britaniku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një çmim i veçantë shkoi edhe për skuadrën braziliane Chapecoense, me vlerësimin “Momenti më i mirë i vitit”, me rikthimin që bëri kjo skuadër pas rrëzimit të avionit të ekipit në vitin 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?