FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma bën festë ndaj Qarabag të Ansi Agollit

Qaragab-Roma ishte sfida e parë e ditës së sotme të Champions League, e cila u mbyll me fitoren 2-1 të italianëve.

Vetëm 7 minuta i janë dashur Romës për të kaluar në avantazh. Manolas është autori i golit.

Verdhekuqtë nuk ndalen dhe nuk ka sesi të mos shfaqet Edvin Dzeko. Në minutën e 15-të sulmuesi boshnjak dyfishon rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vendësit nuk e pranojnë këtë rezultat dhe hidhen në sulm për të gjetur golin e parë. Dhe është Pedro Henrique ai që shënon në minutën e 29-të, duke rihapur sfidën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e dytë rezultati nuk ndryshon më dhe Roma merr tri pikët, duke marrë edhe përkohësisht kryesimin e grupit, në pritje të sfidës së mbrëmjes mes Atletico Madrid dhe Chelsea.

Kujtojmë që në ndeshjen ndaj Romës luajti kapiteni i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, i cili u rikthye nga dëmtimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?