Roma fitore me “zemër” ndaj Torinos, e shpëton El Shaarawy (VIDEO)

Roma ka rrëmbyer një fitore me shuam vuajtje në ndeshjen e javës së 20-të ndaj Torinos. Verdhekuqtë triumfuan 3-2 në një ndeshje që dhuroi shumë emocione.

Verdhekuqtë morën një goditje që në minutën e 6-të, pasi Cengiz Under u largua i dëmtuar për t’i lënë vendin El Shaaraëy. Gjithsesi skuadra e Di Francescos gjeti golin e avantazhit në minutën e 15-të me Zaniolon, ndërkohë që në të 34-n, shënuan edhe të dytin me Alexandre Kolarov.

Fraksioni i dytë ishte një katastrofë e vërtetë për Romën që pëson dy gola nga Rincon dhe Ansaldi. Verdhekuqtë do të zgjoheshin pas barazimit duke shënuar sërish me El Shaarawy-in, për të rrëmbyer fitoren e tretë radhazi. Roma pas këtij suksesi rrëmben vendin e katërt me 33 pikë, një më shumë se Lazio. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama



Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?