FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma i vendos çmim portierin Alison, ja sa duhet të paguajë Liverpuli

Liverpuli duhet të paguajë 50 milionë euro nëse dëshiron Alison Bekerin në “Anfield”. Roma ia ka bërë të qartë skuadrës angleze se nuk dëshiron që të heqë dorë nga braziliani pa këtë shumë.

Alison, i cili iu bashkua verdhkuqve për 8 milionë euro në vitin 2016, është zbulimi i këtij sezoni në Serie A dhe falë performancave të tij shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për të, përfshirë Liverpulin dhe PSG-në.

Roma është në dijeni se lista e klubeve të interesuara për portierin brazilian është duke u rritur, ndaj dhe i ka vendosur një shifër të lartë për të filluar negociatat. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?