FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma mund sërish CSKA, Valencia thyen Young Boys (VIDEO)

Roma ka marrë një tjetër fitore në Champions League, duke mundur 2-1 CSKA-n e Moskës.  Kostas Manolasi dha avantazhin miqve që në minutën e 4-t të ndeshjes. Ai kërcen mbi të tjerët pas krosit nga goditja e këndit duke shtyrë topin në rrjetë me pak fat pasi portieri mund ta kishte devijuar atë top.

Pas pushimit Magnusson, një nga më të mirët në pjesën e parë shënoi golin e barazimit, por 5 minuta më pas mori kartonin e dytë të verdhë.  Në minutën e 59’ vjen goli i dytë i Ujqërve me talentin Pellegrini. Me avantazh golash dhe numerik, Roma nuk e ka të vështirë të ruajë rezultatin, megjithëse vendasit mundohen me të gjitha forcat të bëjnë diçka.

Ndërkohë në ndeshjen e grupit H mes Valencia-s dhe Young Boys ishin spanjollët ata që dolën me tre pikë nga fusha pasi fituan me rezultatin 3-1 në Mestalla. Ishte Mina ai që zhbllokoi rezultatin përpara se zviceranët të barazonin me Assale. Por Mina pak para fundit të pjesës së parë riktheu avantazhin dhe Soler vulosi fitoren për vendasit që tani ndodhen në vend të dytë të renditjes në pritje të ndeshjes tjetër mes Juventus dhe Manchester United.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?