Roma ngec ndaj Sassuolos, Kumbulla bëhet protagonist për keq (VIDEO)
Roma nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim pa gola në duelin ndaj Sassuolos. Verdhekuqtë shpërdoruan disa mundësi të mira shënimi me Dzekon dhe Mkhitaryan, ndërkohë që armenit ju anulua një gol në fundin e fraksionit të parë.
Për t’u theksuar edhe fakti që Roma luajti me një futbollistë më pak që nga minuta e 41-të pas ndëshkimit me dy karton të verdhë të Pedros. Kumbulla e nisi ndeshjen nga minuta e parë, por u bë protagonist në ndëshkimin e spanjollit, pasi humbi topin.
Gjithashtu edhe ndeshja tjetër e orës 15:00 Parma-Benevento u mbyll me rrjeta të paprekura. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

