Roma organizon darkë para udhëtimit në Tiranë, por truprojat dhunojnë gazetarin (VIDEO)
Futbollistët e Romës së fundmi kanë organizuar një darkë për relaksuar para udhëtimit për në Tiranë, ku do të luajnë finalen e Conference League ndaj Feyenoord
Darka gjithsesi duket se nuk kanë shkuar sipas parashikimeve. Lojtarët janë grumbulluar në një restorant në qendër të qytetit dhe mediat që e mësuan vrapuan që të bënin foto dhe videot e rastit.
Sipas “Il Messaggiero”, një gazetar i saj dhe 2 fotografë kishin gjetur mënyrën se si të fotografonin ambientin ku ishin ulur lojtarët, duke i kërkuar ndihmë një banori në një pallat që kishte pamje nga lokali ku gjendeshin futbollistët e skuadrës verdhekuqe.

Truprojat e Romës i kishin pikasur dhe me të mbaruar darka, i kishin rrethuar të tre këta persona duke i kërcënuar për fotot që kishin bërë.
Skena është filmuar nga një prej fotografëve dhe një nga truprojat e kishte mbërthyer duke e goditur dhe duke e kërcënuar që të fshinte pamjet. Vetëm ndërhyrja e forcave të rendit kishte bërë që situata të qetësohej.
È uscito il video, immagini forti sconsigliate a un pubblico sensibile pic.twitter.com/jmah9LOfJv
— Mìrköbåû 🇿🇲 (@jerryscottismo) May 18, 2022
KOHA JONË SONDAZH

