FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Roma sfidon Milanin për të rrëmbyer Moise Kean në verë

Roma ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e sulmuesit italian Moise Kean, duke iu bashkuar klubeve të interesuara për yllin e Fiorentinës, mes të cilëve përmenden edhe AMilan dhe Tottenham.

Sipas raportimeve të “Calcio Mercato”, lëvizja e klubit kryeqytetas lidhet ngushtë me objektivin për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Roma duhet të triumfojë ndaj Hellas Verona në javën e fundit të kampionatit italian për të mbajtur gjallë shanset për një vend në elitën europiane.

Në qendër të projektit sportiv qëndron trajneri Gian Piero Gasperini, i cili konsiderohet një admirues i madh i cilësive të Kean. Tekniku italian besohet se e sheh sulmuesin 26-vjeçar si partnerin ideal në repartin ofensiv përkrah Donyell Malen, i transferuar përfundimisht nga Aston Villa te Roma për rreth 25 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti thekson se Fiorentina kërkon rreth 45 milionë euro për të dhënë dritën jeshile për shitjen e Kean, ndërsa Roma po shqyrton mundësinë e uljes së kostos financiare duke përfshirë në marrëveshje sulmuesin ukrainas Artem Dovbyk.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me interesimin në rritje dhe konkurrencën nga klube të tjera të mëdha europiane, e ardhmja e Moise Kean pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta të merkatos së verës në Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?