Ronaldinho: Ky lojtar i Premier League mund të luajë kudo në Europë
Legjenda e futbollit brazilian Ronaldinho ka thënë se Harry Kane mund të përshtatet në formacionin fillestar të çdo ekipi në botë, pasi ka dëshmuar aftësinë e tij gjatë viteve të fundit me Tottenhamin.
Anglezi Harry Kane me të vërtetë ka filluar të klasifikojë veten tani si një sulmues elitar. Me formën e tij, vazhdimisht duke u vendosur atë në mesin e sulmevesve më të mirë në botë, raportet vazhdojnë të lidhin yllin e Tottenham me Realin e Madridit.
Dhe duket se legjenda e Barcelonës Ronaldinho beson se një lëvizje rekord mund të jetë në lojë shumë shpejt, duke pranuar se ai do të ishte një objektiv i mirë për shumicën e klubeve më të mëdha të Evropës:
“Harry Kane ka qenë një lojtar i madh për disa kohë tani, por nuk ka dyshim se këtë sezon ai ka arritur një nivel të ri”- tha Ronaldinho për Mirror.
“Ai është tani në nivelin ku çdo ekip në botë do ta donte atë. Kane mund të shkojë në çdo ekip në Evropë. Barcelona, Real Madrid, Manchester City, nuk ka rëndësi sa e fortë është skuadra.
“Ai është tani një nga ata pak lojtarë në botë që çdo skuadër do të duhet të hapë vend nëse ata kanë mundësi ta marrin atë në ekipin e tyre.”
Verën e kaluar, bashkëkombasi i Ronaldinhos, Neymar, theu rekordin e transferimit më të shtrenjtë me lëvizjen e tij në Paris Saint-Germain dhe 37-vjeçari duket se lë të kuptohet se Kane mund ta thyejë atë rekord përsëri.
KOHA JONË SONDAZH

