FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldinjo i jep lamtumirën futbollit të luajtur, e konfirmoi i vëllai i tij

Ronaldinjon nuk do ta shohim më në fushat e blerta. Kampioni i Botës me Brazilin ka vendosur për të varur “këpucët në gozhdë”. 37-vjeçari, i cili ka fituar Champions League dhe “Topin e Artë”, nuk ka luajtur më në ndonjë ekip profesionist që nga largimi nga Fluminense në vitin 2015. Agjenti Roberto Asis, duke folur për “O Globo” ka zbuluar planet e vëllait të tij.

“Ai do të ndalë. Do të bëjë diçka të madhe pas Kupës së Botës ën Rusi, ndoshta në muajin gusht. Do të bëjë disa aktivitete në Brazil, Europë dhe Azi, dhe sigurisht do të kenë lidhje me kombëtaren braziliane.

Ronaldinjo ka luajtur me PSG-në, Barcelonën dhe Milanin në Europë, ndërsa në karrierën e tij numëron titullin si kampion bote në 2002-shin, Topin e Artë në 2005-ën dhe Champions Leaguen në 2006-ën. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?