Ronaldo arrin Ibrën, shënon dy gola të shpejtë ndaj Cagliarit (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 21 Nëntor 2020 21:31
Juventus ka arritur që të shënojë dy gola të shpejt në fundin e pjesës së parë ndaj Cagliarit. Në minutën e 38-të, Cristiano Ronaldo me një lëvizje të bukur brenda zonës e dërgon topin në cepin e portës, duke i dhënë avantazhin ekipit torinez.
Dy minuta më pas sulmuesi portugez ndoqi mjaft mirë aksionin, duke arritur që ta dërgojë “sferën” për herë të dytë në rrjetë. Ky ishte goli i 8 për Ronaldon, po aq sa ka edhe Ibrahimovic.
KOHA JONË SONDAZH

