FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo: Barça, “shumë e keqe” për brazilianët

Ish-sulmuesi brazilian, Ronaldo është rikthyer të flasë për Barcelonën, ndërsa ka komentuar largimin e Neymarit, por edhe afrimin e mundshëm të Coutinhos në Kataluna.

Ai rrëfeu se nuk ruan fort kujtime të mira nga aventura te Barcelona, ndërsa pranoi se ky destinacion është ‘shumë i keq’ për brazilianët.

“Duhet të pranojmë se Barcelona nuk është një destinacion shumë i mirë për ne brazilianët. Na shikoni mua, Romarion, Ronaldinhon dhe së fundi Neymarin, që jemi trajtuar shumë keq dhe nuk ka aspak mirënjohje për kontributin që kemi dhënë në atë skuadër. Mendoj se në këtë pikë, Reali i Madridit është shumë më i mirë” deklaroi Fenomeni.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?