FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo: Bëhem aktor filmash pasi të mbyll karrierën si futbollist

Pasi fitoi çmimin lojtari më i mirë nga Globe Soccer Awards në Dubai, Cristiano Ronaldo ka folur për të ardhmen.

5 herë fituesi i “Topit të Artë” theksoi se dëshiron të bëhet aktor filmash gjithashtu të merret edhe me biznes, shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, raporton SYRI.net.

“Për momentin jam i përqendruar te kjo që po bëj, edhe pse e di shumë mirë që herët a vonë do të vijë edhe tërheqja. Tani po shijoj të tashmen që është shumë e mirë, por jeta ime pas futbollit do të jetë shumë e bukur. Jam shumë i sigurt. Jo për paratë, por dëshirën që kam dhe për ato që do bëj: do të dëshiroja të bëja filma, pastaj duhet të menaxhoj hotelet, palestrat, linjën time me Nike… Kam nisur të mendoj për jetën pas futbollit që në moshën 27-28 vjeçare. E shoh veten si njeri të fortë në biznes”, deklaroi Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Alessandro Del Piero ia dorëzoi çmimin Globe Soccer Awards.Image

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?