Ronaldo dedikim prekës për Mbretëreshën Elizabeth: Vajtoj për këtë humbje të pazëvendësueshme

Ndarja nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth ka prekur edhe yllin portugez të futbollit, Cristiano Ronaldo.

Sulmuesi i Manchester United ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale duke shprehur vlerësimin e tij për këtë figurë:

Shtatë vitet e karrierës sime u luajtën në Premier League, duke e bërë këtë sezonin tim të 8-të që jetoj në Angli. Gjatë gjithë këtyre viteve, kam ndjerë dashurinë e përjetshme të Mbretërisë së Bashkuar për Mbretëreshën e saj, dhe sa e rëndësishme ishte dhe do të jetë përgjithmonë Madhëria e saj për popullin britanik. I kushtoj respekt kujtimit të saj dhe vajtoj për këtë humbje të pazëvendësueshme për vendin që kam mësuar ta quaj shtëpi. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Familjen Mbretërore”, shkruan Ronaldo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?