FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo dhe Georgina zgjedhin vendin ku do të martohen, nisin përgatitjet

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë në kërkim të vendit ku do të organizojnë dasmën. “The Sun” ka publikuar së fundmi disa foto ku çifi i njohur i showbizz-it janë së bashku, teksa në gishtin e bukuroshes spanjolle duket qartë unaza e dasmës.

Martesa e tyre do të bëhet në kishën “Gran Madre” në Torino, e cila është ndërtuar në shekullin e 19-të, por është rikostruktuar në vitin 1969.

Mesa duket në verën e vitit të ardhshëm pas Massimiliano Allegrit do të kemi edhe një tjetër ceremoni, në të cilin pritet që të ketë një numër të madh të ftuarish. Kujtojmë që nga dashuria e tyre, ka lindur edhe vajza e tyre 1-vjeçare, Alena Martina. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?