Ronaldo dhe Messi mesazh prekës për ndarjen nga jeta të “El Pibe de Oro”

 

Cristiano Ronaldo dhe Linel Messi kanë reaguar në rrjetet sociale pasi kanë marrë lajmin për humbjen e të madhit Diego Armando Maradona, “El Pibe de Oro”, ndryshe “Dios”… Ylli portugez, që e ka njohur personalisht dhe e ka pasur një emblemë, natyrisht që nuk mund të ndante dhimbjen e tij. “Sot i them lamtumirë një shoku dhe bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të miret ndonjëherë. Një magjistar i pashembullt. Ai largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi pa kufij dhe një boshllëk që nuk do të plotësohet kurrë. Pusho në paqe. Kurrë nuk do të harrohesh”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që Messi shkroi: Një ditë shumë e trishtë për të gjithë argjentinasit dhe futbollit. Ai na la, por nuk do të largohet, sepse Diego është i përjetshëm. Unë i mbaj të gjitha momentet e bukura që kalova me të dhe doja të përfitoja nga rasti për t’i duruar ngushëllimet e mia të gjithë familjarëve dhe miqve të tij. U prehsh në paqe!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?