Ronaldo i votoi të dy, por Lewandowski dhe Messi e injoruan në votimet e “The Best FIFA”
Lewandowski u shpall “The Best FIFA” për vitin 2020. Ai ka mposhtur dy fenomenet e futbollit botëror: Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Zgjedhjet e Lewandowski kanë shkaktuar diskutime në internet, sepse nuk iu dha asnjë pikë Ronaldos dhe Messit.
Sulmuesi polak ka fituar më shumë se me meritë, pas një sezoni vërtet të shkëlqyeshëm me Bayernin e tij. Votat e tij kanë krijuar shumë diskutime: 5 pikë për Thiago Alcantara, 3 pikë për Neymar dhe 1 pikë për De Bruyne.
Nga ana e tij, Cristiano Ronaldo vendosi t’i japë 5 pikë Lewandowski, 3 pikë rivalit të madh, Messi, dhe 1 pikë Mbappé. Messi i dha 5 pikë Neymarit, 3 pikë Mbappé dhe 1 pikë Lewandowskit.
KOHA JONË SONDAZH

