FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo ka një “ngërç” te Juventusi, nuk ka shënuar ende asnjëherë nga …

Cristiano Ronaldo ka arritur që të përshtatet më së miri me kampionatin italian. Portugezi, i cili fitoi trofeun e lojtarit më të mirë nga “Globe Aëard 2019”, ka arritur që të jetë menjëherë protagonist me skudrën bardhezi. Cr7 është golashënuesi më i mirë në Itali me 14 gola dhe 5 asist, i ndjekur nga Piatek me 13 gola dhe Quaglliarella me 12.

Ronaldo pas vështirësive që hasi në tre ndeshjet e para, u përshtat më së miri me mbrojtjet e ekipeve italiane duke arritur që të gjejë shpesh herë rrugën e rrjetës. Ai ka arritur që të shënojë me të djathtën, me të majtën, me penallti, me kokë, por ende nuk ka mundur që të realizojë nga goditjet e dënimit.

Numrat e Cr7 janë impresionues, por goli i fundit që ka shënuar nga goditjet e lira është në Kupën e Botës. Ylli portugez në vitin 2019 ka një ndër objektivat kryesor që të shënojë golin nga goditjet e dënimit. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?