Ronaldo kriset me Realin, presidenti madrilen në pritje të ofertave
Situata e Kristiano Ronaldos në Madrid duket gjithnjë e më e zymtë. Skuadra madrilene është e zhgënjyer me kampionatin e këtij sezoni, pasi ndodhen 19 pikë larg nga Barcelona, ndërkohë që edhe portugezi është i ngopur me suksese.
Premtimet e thyera nga presidenti Florentino Perez, në veçanti në lidhje me përmirësimin e kontratës, kanë bërë që marrëdhëniet me drejtuesit merengues të shkojnë drejt krisjes. Pas fitores së Champions League në sezonin e kaluar, kur ai ishte protagonist me dy gola të shënuar në finalen ndaj Juventusit, portugezi mori premtimin për të përmirësuar kushtet e kontratës së Cr7.
Situata e Ronaldo nuk ka pasur asnjë zhvillim në muajt e fundit. Golashënuesi më i mirë i klubit ndihet i zhgënjyer dhe i mashtruar nga udhëheqësi i Realit, me të cilin marrëdhëniet janë përkeqësuar në kohët e fundit. Në verë është përfolur shumë për afrimin e Mbape, por drejtuesit madrilen u tërhoqën nga gara për të mos prishur frymën në ekip.
Ronaldo ndihet inferior, pasi rivalët e tij Lionel Mesi dhe Nejmar përfitojnë më shumë se ai. “Pleshti” merr 50 milionë euro në sezon, braziliani 35 me PSG, ndërkohë që portugezi vetëm 21 milionë euro në sezon. Gazeta portugeze “Record” shkruan se Perez i ka dhënë dritën jeshile agjentit Mendez për të pritur oferta nga klube të tjera të mëdha. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

