Ronaldo nderon Ferguson: Njeri i mrekullueshëm, mësova shumë gjëra prej teje

Cristiano Ronaldo u rikthye në ‘Old Trafford’, aty ku ka kaluar një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij, plotë 6 vite nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, i cili besoi te të dhënat e portugezit menjëherë sapo e mori nga Sporting-u i Lisbonës.

Fitorja 0-1 e bardhezinjve nuk u vulos nga këmbët e pesë herë fituesit të çmimit “Topi i Artë”, megjithatë, ishte pjesë e skuadrës triumfuese.

Në “Old Trafford” Ronaldo u rikthye pas në kohë, ku padiskutim prania e Sir Alex Ferguson ishte mjaft e rëndësishme për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një trajner i mirë dhe mbi të gjitha një njeri i mrekullueshëm. Mësova shumë gjëra brenda dhe jashtë fushës. Është e mrekullueshme të të shoh në formë të mirë, Shef!”, shkruan ditën e sotme ylli portugez për ish-trajnerin e tij

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?