FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo nderon Milanin, kuqezinjtë vendosin një rekord në “San Siro”

Sonte në mbrëmje në Seria A do të luhet super ndeshja mes Milanit dhe Juventusit në “San Siro”, duel i destinuar të vendosë disa rekorde. Klubi kuqezi do të ketë të sigurt rekordin e arkëtimeve nga kjo sfidë e vlefshme për javën e 12-të të Serisë A.

Nëse në mesjavë Interi vendosi rekordin e 5.9 milionë euro arkëtime për ndeshjen e Champions League ndaj Barcelonës, për ardhjen e Cristiano Ronaldo si juventin në “San Siro” priten 70 mijë shikues. Që do të thotë që Milani do të arkëtojë 4.9 milionë euro, një rekord për klubin kuqezi.

Ndeshja do të shihet në të paktën 200 shtete anembanë botës, pasi Milan-Juve është një klasike e futbollit italian e atij botëror.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?