Ronaldo-Nejmar? PSG kthen përgjigje për shkëmbimin e shekullit

PSG vazhdon të mohojë të gjitha zërat për të ardhmen e Nejmarit. Klubi francez duket se është shumë i qetë, sepse vazhdon të këmbëngul se sulmuesi brazilian dhe babai i tij janë të lumtur në Paris. Sipas burimeve të afërta të klubit francez me revistën spanjolle “Marca”, francezët nuk e kanë pranuaar propozimin e spanjollëve.

“Është e pamundur të ndodh kjo. Nejmar do të mbetet te PSG. Nuk pranojmë shkëmbim me Ronaldon”, tha një burim i afërt për gazetën spanjolle. Nejmar është i pakënaqur me situatën në klubin parizien dhe kjo kulmoi me prishjen e marrëdhënies me sulmuesin, Edinson Kavani dhe trajnerin, Unai Emeri.

Ronaldo ndërkohë mund të largohet në merkato e verës nga Reali, teksa destinacioni i mundshëm i tij mund të jetë dhe PSG, gjithmonë nëse realizohet shkëmbimi i shekullit.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?