Ronaldo nuk ndalet, me pokerin ndaj Girones vendos këtë rekord

Katër golat e Cristiano Ronaldos i dhanë fitoren e thellë 6-3 mbrëmë Realit të Madridit ndaj skuadrës së Girona.

Por këto gola sollën një rekord të ri për CR7. Kjo është hera e 50-të që Ronaldo shënon tre apo më shumë gola në një ndeshje, një arritje shumë e madhe për yllin portugez.

Një tjetër fakt interesant për Ronaldon është që ai prej vitit 2009 kur u transferua nga Manchester United vijon të shënojë sistematikisht, minimumi 20 gola çdo sezon në La Liga.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sezoni më i mirë në karrierë është ai më 2014/15 ku shënoi 48 gola në 35 ndeshje në La Liga.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?