FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo “poker” golash në fitoren tenistike të Realit ndaj Xhironës (VIDEO)

Reali i Madridit nuk gabon në ndeshjen e javës së 29-të në La Liga ndaj Xhironës. Los Blancos ka fituar në shifrat 6-3, duke u ngjitur në vendin e tretë të tabelës së renditjes.

Reali zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11-të me Ronaldon, por miqtë barazuan gjithçka në minutën e 29-të me Stuanin. Në fillimin e pjesës së dytë, Ronaldo rikthehu ekipin e tij në avantazh. Lukas thelloi avantazhin, ndërkohë që në minutën e 64-të, ylli portugez dukej në një mbrëmje magjike.

Stuani realizoi golin e dytë për ekipin e tij, ndërkohë që Bejl ju kundërpërgjigj me golin e pestë për Realin. Ndeshja nuk u mbyll këtu, pasi Juape shënoi një tjetër gol për Xhironën, por Ronaldo nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi në minutën e parë shtesë shënoi golin e katërt personal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?