FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ronaldo reagon për herë të parë pas eliminimit: Krenarë për rrugën tonë, dhamë gjithçka!

Cristiano Ronaldo thyen heshtjen pas eliminimit të Portugalisë nga “Euro 2020”. Ylli i Juventusit pas disa orësh ka dhënë një mesazh krenarie për shokët si dhe falënderoi tifozët.

“Ne nuk morëm rezultatin që donim dhe u larguam nga turneu më herët sesa pritej. Por jemi krenarë për rrugën tonë, kemi dhënë gjithçka për të konfirmuar veten si kampionë të Europës. Si grup lojtarësh kemi treguar se ende mund t’i japim shumë gëzim portugezëve.

Tifozët tanë kanë qenë të palodhur në mbështetjen e ekipit nga fillimi deri në fund. Ishte për ta, që ne vrapuam dhe luftuam, për ta justifikuar besimin që ata vendosën tek ne. Nuk ishte e mundur të arrinim atje ku të gjithë donim, por mirënjohja jonë për tifozët është e sinqertë dhe e thellë. Urime Belgjikës dhe suksese të gjitha ekipeve që vazhdojnë në garë. Sa për ne, do të kthehemi më të fortë. Forca Portugalia!”, shkroi CR7.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama
View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?