Rrahmani sërish pozitivë me COVID-19

Futbollisti shqiptar i Napolit, Amir Rrahmani është testuar sërish pozitivë me COVID-19. Lajmin e konfirmon faqja zyrtare e Napolit. Një rast i pazakontë, pasi edhe lojtari Elseid Hysaj ka rezultuar pozitiv. Të dy sapo ishin shëruar nga koronavirusi dhe ishin rikthyer me ekipin ditët e fundit, ndërsa tani rezultojnë të infektuar sërish. Rrahmani fillimisht ishte testuar pozitiv në fund të nëntorit, pas ndeshjeve me Kombëtaren e Kosovës.

Më 2 dhjetor, skuadra e Napolit konfirmoi se e gjithë skuadra janë testuar negative, që nënkuptonte edhe shërimin e Rrahmanit, bashkë me Hysajn, por, sot, Napoli njofton se mbrojtësi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë rezultuar sërish pozitivë dhe duhet të izolohen sërish. Për fatin e mirë, gjendja e tyre shëndetësore është mjaft e mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?