Rrëfimi i Hejkens: Kam refuzuar dy herë Barcelonën!
Shumë trajnerë e kanë ëndërr që të marrin një ditë drejtimin e Barcelonës, por jo Jup Hejkens. Trajneri aktual i Bajernit në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, ka treguar se ka refuzuar dy herë që të marrë drejtimin e ekipit blaugrana. Hera e parë ka qenë në vitin 1997 kur drejtonte Tenerifen.
“Disa drejtues të Barcelonës erdhën që të më takonin në shtëpi kur isha te Tenerife. Më benë një ofertë, por unë e refuzova. Ata më thanë ‘e dini që jemi Barcelona …”-, unë ju përgjigja “Sigurisht e di se kush jeni, por jeni ju ata që nuk më njihni mua. Unë nuk e prish kontratën”, ka treguar Hejkens.
Hera e dytë ka qenë në vitin 2013 pas tripletës me Bajernin. “Ishte e pamundur që të merrja drejtimin e një ekipi tjetër pas impenjimit me Bajernin. Doja që të çlodhesha, dhe që t’i dedikohesha kujdesit ndaj kafshëve që kam”, ka thënë strategu gjerman. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

