Rrëfimi i Igli Tares: Paradite punoja kopshtar, pasdite luaja futboll

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, ishte në fokusin e emisionit të “Sky Sport” për arritjet e tij tashmë në nivel drejtuesi në Serie A.

Njeriu që u votua nga tifozët dhe gazetarët si “drejtori më i mirë sportiv” i sezonit të kaluar, u rrëfye për platformën televizive mbi karrierën dhe jetën e tij.

“Lashë Shqipërinë për të kurorëzuar ëndrrën time, që të bëhesha futbollist. Këtë e bëra në këmbë, por nuk turpërohem që e pohoj këtë. Pas gjithë kësaj aventure ishte ëndrra ime dhe jam krenar për atë që ndërmora. Në Gjermani punoja paradite si kopshtar dhe pasdite si futbollist”, tha Igli Tare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-sulmuesi i kuqezinjve rrëfeu gjithashtu se nuk e kishte besuar kur presidenti i Lazios i kishte propozuar një rol drejtuesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kisha një akord me Lottiton për të rinovuar edhe për dy vite, por kur më kërkoi të nis këtë aventurë mendova se ishte i çmendur. Kam menduar edhe largimin, sidomos pas kërcënimeve me vdekje. Në disa momente kisha frikë për fëmijët, në periudhën kur Lazio shiti Hernanesin. Një pjesë e imja vdiq aty, për sa i përket mënyrës si jetohet futbolli. Me ato kërcënime prek vërtet pjesën më të keqe të këtij sporti”, tha Tare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?