Rrëfimi i Shaqirit: I telefonova vëllait, doja të largohesha pas 3-4 ndeshjesh nga Bayerni
Xherdan Shaqiri po kalon një ndër momentet më të bukura të karrierës së tij, pasi po shkëlqen si te Liverpooli ashtu edhe në kombëtaren e Zvicrës. 27-vjeçari u transferua në “Anfield” në fillim të këtij sezoni, ndërkohë që në vitin 2012 u bë pjesë e ekipit të Bayernit.
Ai shkoi si një talent shpërthyes, por i duhej të përballej me konkurrencën e ashpër të Franck Ribery dhe Arjen Robben, por gjithsesi ai ishte protagonist në fitimin e tripletës së atij sezoni, duke u aktivizuar në 39 ndeshje. Shaqiri ka treguar një prapaskenë shumë interesante në një intervistë për gazetën “Bild”: Telefonova vëllanë tim pas 3 apo 4 ndeshjesh, u ndjeva sikur nuk më kuptonin ndaj dhe doja që të largohesha.
Mesfushori me origjinë shqiptare u transferua në vitin 2015 tek Interi, duke mbyllur shpejt edhe këtë aventurë për të kaluar te Stoke City, ndërkohë që këtë sezon u bë pjesë e Liverpool-it me kërkesë të Klopp.
“Kuptohem në mënyrë të shkëlqyer me të. Klopp më ka impresionuar aq shumë: Dua të fitoj për këtë njeri. Nëse do të zgjidhja me Championsit dhe Premier League, sigurisht që do të zgjidhja kampionatin në Angli”, deklaroi ai për gazetën”Bild”. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

