Rrëfimi i Tares: Dikur rrezikoja që të vdisja, ja si më zgjodhi Lotito!
Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare në intervistën e dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ka treguar fillimet te Lacio si dhe një nga momentet më të vështira kur është detyruar që të operohet.
“Hyra në zyrën e Lotitos për të firmosur një kontratë njëvjeçare me opsion shtyrjen edhe për një tjetër vit, por dola prej saj si drejtor sportiv i Lacios. Në fakt mund të isha, por kjo varej prej meje … Kisha pritur 5-6 orë përpara se të hyja dhe kuptova se diçka ishte diskutuar, sepse më shihte në mënyrë të çuditshme. Më pas më dha një fletë ku ishte ideuar ekipi i Lacios për sezonin 2008-2009, e më pyeti se çfarë mendoja. Iu përgjigja duke i thënë se unë isha futbollist dhe u habita që ma kërkonte mua një mendim të tillë. ‘Mua më konsiderojnë si të çmendur, por unë të dua ty drejtor sportiv. E kam menduar këtë bast prej dy vitesh’, më tha Lotito. Një zë i brendshëm më bënte të mendoja sikur e kisha pranuar asokohe ofertën. Por në jetë kam zgjedhur gjithnjë të bëj gjënë më të vështirë”, u shpreh Igli Tare.
Ai ka treguar në dhe një nga momentet më të vështira, teksa sipas tij rrezikonte që të vdiste.
“Thoshin se kisha një sëmundje, por ishte shumë më tepër sesa kaq. Derisa ma thanë, nuk e besoja. ‘Me diçka të tillë si kjo e jotja vuajnë shumë’… Më tmerruan, aq sa përpara se të hyja në sallën e operacionit pyeta mjekët nëse duhej ta merrja apo jo telefonin. Isha 9 ditë në terapi intensive, sepse ma kërkuan. Kisha simptoma të qarta stresi në nivele të rrezikshme. Shkova me skuadrën në Napoli duke mos u kujdesur për faktin që ma kishin ndaluar. Lacio luante asokohe parakualifikueset e Championsit, ndërsa unë më shumë sesa kaq. Është pak të them se u ndjemë heronj, por një ditë më pas iu nënshtrova thikës”, u shpreh Tare.
KOHA JONË SONDAZH

