Rrëfimi shokues i yllit të Juves: Humbëm qëllimisht, sepse do të kishim vdekur! (VIDEO)

“Një herë kemi qenë të detyruar për ta lënë ndeshjen, pasi në të kundërt do të vdisnim”. Ky është rrëfimi shokues i mesfushorit të Juventusit, Dugllas Kosta në një intervistë që ka dhënë për programin “Pilhado” për kohën që ka qenë pjesë e ekipit të Gremios. Ai ka treguar se e ka humbur ndeshjen me Flamengon qëllimisht, në mënyrë që të mos e fitonte titullin kampion Internacionali.Sulmuesi anësor i Juventusit ka rrëfyer se me Gremion ishte i detyruar të humbte ndaj Flamengos për të mos i dhënë titullin Internacionalit

“Më kujtohet që ishim në fushë me rezervat dhe pas 45 minutave të para kishim shënuar një gol. Kjo pjesë u mbyll 1-1. Në pjesën e dytë erdhi lajmi se Internacionali do të ishte kampion i Brazilit me atë rezultat. Bëmë ndërrime, unë dribloja nga njëra anë te tjetra, por larg portës. Ishte një ndeshje e vështirë të luhej. Ishte e shëmuar, duhej të luaja për të mos fituar.

Ndeshja u mbyll 2-1 për Flamengon dhe të gjithë ishim të lumtur. A na u tha të humbnim? Normalisht, drejtuesit bëjnë vizita në dhomat e zhveshjes. Flamengo po luftonte për titullin dhe “Maracanà” ishte plot. Na u tha se mund të bënim çfarë të donim, përgjegjësia ishte e jona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse fitonim, njerëzit do të pushtonin pistën e aeroportit dhe nuk mund të udhëtonim. Tifozët e Gremios do të na vrisnin. Do të ishte një njollë për historinë e Gremios t’i jepnim titullin Internacionalit. Shkoi mirë kështu, pasi nëse e mundnim Flamengon, do kishim vdekur”, ka rrëfyer Dugllas Kosta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?