FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

‘Rrjedhje’ e re tek Reali, Ramos gati largimin për 100 mln euro

Një lajm “bombë” ka qarkulluar ditën e sotme në mediat spanjolle, dhe më konkretisht është “Don Balon” që bën me dije se lideri i skuadrës së Realit të Madridit do të largohet nga “Santiago Bernabeu”.

Kapiteni legjendar i “Los Blancos” pritet që të largohet në drejtim të skuadrës së Mançester Junajtid për vlerën rekord të 100 milionë eurove. Sipas “Don Balon” është zbuluar gjithashtu se Ramos i ka kërkuar informacione Kristiano Ronaldos për “djajtë e kuq”.

Nga ana tjetër edhe vetë Murinjo është vënë prej kohësh në kërkim të një mbrojtësi që të mbyllë problemet te Mançester Junajtid.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?