Rrumbullaku kthehet pas dëmtimit, zbulon kërkesën e Gjicit
Simo Rrumbullaku më në fund është i gatshëm për të luajtur për Kukësin pas një mungese të gjatë. 26-vjeçari në konferencën e sotme për shtyp, foli për rikthimin pas dëmtimit dhe rezultatet e skuadrës.
“Në fillim menduam se ishte i lehtë por jo pasi kisha plagë në gju dhe ishte e vështirë të mbyllej. Ky pushimi më ka bërë mirë dhe tani jam gati për skuadrën. Nëse luaj ose jo, e vendos trajneri. Nga futbolli jetojmë dhe të gjithë duam të luajmë por kështu e ka futbolli dhe ka dëmtime. Duhet të rikthehemi më të fortë.
Kukësi i ka cilësi dhe lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Ne dy ndeshjet e fundit na ka munguar fati. Ekipi ka qenë mirë pasi ka gabime në futboll por ne duhet të bëjmë sa më pak për të arritur qëllimin që kemi. Jemi përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe nuk ka ekipe të lehta”.
Kërkesa e Gjicit? Futbolli ka presion dhe duhet të bëjmë me të mirën për të fituar ndeshjen ndaj Kastriotit dhe më pas ndeshjet tjera”.
Partizani nuk ka zhvilluar lojë shumë të madhe, por ka grup. Nuk duhet harruar as Skënderbeu që është ekip me emër. Të flasim tani për titullin është rruga shumë e gjatë. Na mërzitin këto rezultate, por duhet të punojmë më shume dhe të jemi më te fortë”, u shpreh Rrumbullaku në mbyllje të konferencës.
KOHA JONË SONDAZH

