FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rudi Vata: Panucci duhet të jap dorëheqjen, humbja më e rëndë në historinë e futbollit shqiptar

Ish-futbollisti i kombëtares sonë, Rudi Vata foli pas humbjes turpëruese ndaj Skocisë ku u shpreh kritikë ndaj trajnerit Panucci.

“U duk se çfarë bëri Shqipëria. Bëri një ndër ndeshjet më të dobët. Fusha ishte e mirë. Skocia kishte shumë mungesa dhe probleme. Bërën detyrë të mirë profesionale. Te Shqipëria mungoi angazhimi. Ishte një ndeshje e dobët, ndihem pak keq, me një humbje me lojë të mirë, njeriu ndihet optimist.

Të humbasësh me këtë rezultat në fushën tënde. Është një ndër humbjet më të rënda në historinë e futbollit shqiptarë. Bëmë progres arritëm në Europian. Pretendonim të shkonim në Botëror, por përfunduam në vendin e fundit. Disfarë e madhe për futbollin shqiptar. Gjuha e trupit tregon se nuk ka harmoni si në Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është hap i madh mbrapa por duhet analizuar me qetësi kjo humbje. Gishti shkon te trajneri. kishim nj italian që bëri mirë dhe vjen një italian tjetër me pak eksperiencë dhe nuk jep frytin që ne prisnim, pasi donim rritje dhe morëm atë që nuk e mendoi askush dhe do të jetë e vështirë të ringrihemi. Është koha të kemi trajner shqiptar, pasi ka mjaftueshëm njerëz të zotë dhe kanë nevojë për mbështetje”, u shpreh Vata.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?