Rudiger sqaron arsyet e largimit nga Chelsea: Asnjë lajm nga gushti në janar …
Antonio Rudiger vendosi që të mbyllte aventurën me Chelsea-n këtë verë për të nisur një eksperiencë të re te Real Madridi. Vetë mbrojtësi gjerman zgjodhi të mos rinovojë kontratën e “Blutë e Londrës” dhe ka shpjeguar gjithçka nëpërmjet një letre publikuar nga “theplayerstribune.com”.
“Fatkeqësisht bisedimet e mia kontraktuale filluan të bëheshin të vështira që në vjeshtë e kaluar. Biznesi është biznes, por kur nuk merr asnjë lajm nga klubi nga gushti deri në janar, situata komplikohet. Pas ofertës së parë, pati një interval të gjatë heshtjeje.
Ne nuk jemi robot, e dini? Nuk mund të pres me muaj me kaq shumë paqartësi për të ardhmen. Sigurisht askush nuk i priste sanksionet e vendosura, por në fund shumë klube të mëdha shfaqën interes për mua dhe më duhej të merrja një vendim.
Do të largohem kështu, sepse përveç biznesit, nuk kam asgjë negative për të thënë për këtë klub. Chelsea do të qëndrojë gjithmonë në zemrën time. Londra do të jetë gjithmonë shtëpia ime.
Unë kam ardhur këtu vetëm, dhe tani kam një grua dhe dy fëmijë të bukur. Kam dhe një vëlla të ri që quhet Kova. Arrita një medalje të FA Cup, Europa League dhe Champions League. Natyrisht, kam qindra kujtime që do të qëndrojnë me mua përgjithmonë”, shkroi Rudiger.
KOHA JONË SONDAZH

