FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rummenigge: Juve ishte me fat ndaj Udineses, shpresoj që Interi të fitojë titullin!

Karl-Heinz Rummenigge ka folur për gjithçka gjatë emisionit “Tiki Taka”, duke e nisur nga gara për titull në Serie A: “Juventus po has vështirësi, por nuk bëhet fjalë ta heqësh nga pretendentët, Milan po bën shumë mirë, edhe pse shpresoj që ta fitojë Inter. Nuk mund të bëhet krahasim mes skuadrës së Conte e time, janë situata të ndryshme”.

Drejtori ekzekutiv i Bayern Mynih foli edhe për duelin Juventus-Udinese, ndërsa në transmetim flitej për moviolën: “Juve ishte me fat me rastin e golit të anuluar: De Paul prek topin me dorën e tij, por së pari Bentancur shtyn krahun e kundërshtarit drejt topit: mund të ishte një situatë e vlerësueshme nga gjyqtari“.

Me Juventus ka gjithashtu bisedime në lidhje me merkaton, kështu që CEO i Bayern Munich ka dhënë disa vlerësime që kanë rëndësi edhe për torinezët: “Ne jemi shumë të lumtur me Douglas Costa (i cili arriti në huazim), si brenda dhe jashtë fushës, kemi gjetur lojtarin që njihnim. Por nuk kemi folur ende për një blerje përfundimtare të mundshme”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund edhe një koment mbi sfidën e Champions League kundër Lazios: “Kam respekt të madh për skuadrën e Inzaghit, mundën në shtëpi Borussia Dortmund dhe barazuan në transfertë. Immobile shënon gjithnjë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?