FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sacchi ‘shpërthen’ me kritika: Klubet italiane janë zero në Champions

Legjenda e Italisë, Arrigo Sacchi nuk ka kursyer kritikat ndaj skuadrave italiane të cilat sipas tij po dështojnë në kompeticionet evropiane.

Në një intervistë për “Premium Sport”, ish-trajneri i Milani ka folu ashpër për paraqitjen e skuadrave italiane në Champions League, shkruan “Football-Italia”.

Sacchi tha se nëse në Europë do të luash si ndaj Bolonjës atëherë është e sigurt që do të humbësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë jam i zhgënjyer, ne vetëm duhet të qajmë. Duke menduar për Champions Leaguen më vjen në mendje që nga tre klubet italiane morën vetëm një pikë. Kjo është një katastrofë për ne. Napoli zhgënjeu edhe me Shakhtar Donetskun e cila e meritoi fitoren. Nëse luani edhe në Europë si kundër Bolonjës atëherë me siguri që do të humbni gjithmonë”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kujtojmë që Juventusi humbi 3-0 përballë Barcelonës, Napoli gjithashtu humbi 2-1 ndaj Shakhtar Donetskut, ndërsa vetëm Roma mori një barazim pa gola përballë Atletico Madridit.

/ SYRI.net / 

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?