FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sadiku flet për rastin e humbur përballë portës, fajëson pjesën tjetër të skuadrës

Armando Sadiku, foli për rastin e humbur në pjesën e dytë ndaj Maqedonisë, kur mund të ndryshonte fatin e ndeshjes duke i dhene qetesine Kombetares 0-2.

“Kisha një mundësi, por gjuata shtyllën e parë dhe dola jashtë rrezes së portës dhe kur godita topin, shkoi jashtë. Mund ta kisha mbyllur ndeshjen, merrnim tre pikët. Në atë moment nuk më besohej, se m’u duk shumë e thjeshtë për të shënuar, kur mendon që shënon, nuk e bën”, tha ai për TVSH.

Ai nuk ngurroi të pranonte se ekipi nuk kishte bërë një lojë të mirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ishte ndeshje delikate, se isha mes tre mbrojtësve të Maqedonisë, por nuk duhet të jetë ky justifikim. Duhet të kishim bërë më shumë si skuadër, në pjesën e parë thuajse nuk bëmë asnjë rast, në të dytën më shumë, duhej të kishim shfrytëzuar ato që krijuam, duke filluar nga unë. Ka pak keqardhje, shpresoja të shënoja. Çfarë të bëj, ndonjëherë parashikimet nuk dalin”, tha sulmuesi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?