FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sadiku habit polakët, i falënderon edhe pse nuk i dhanë hapësira (FOTO)

Armando Sadiku ka kompletuar me sukses transferimin në ditën e fundit të merkatos te skuadra e Levantes. Sulmuesi i Kombëtares sonë në çdo skuadër ku është aktivizuar është treguar gjithmonë mirënjohës ndaj drejtuesve, dhe këtë gjë e ka bërë edhe me skuadrën e fundit, ku është aktivizuar, Legian e Varshavës.

26-vjeçari bëri një postim në “Instagram” ku falënderonte ish-ekipin e tij për kohën e kaluar me ta. “Falënderoj çdo lojtar dhe tifoz besnik të Legias për të kaluarën e bukur dhe 6 muajt që patëm së bashku. Shpresoj që Legia të shpallet kampionë. Shumë falënderime Legia e Varshavës”, përfundon postimi i sulmuesit kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?