FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Salah reagon për herë të parë pas dëmtimit, ky është mesazhi i tij

Finalja e Ligës së Kampionëve dje në mbrëmje dhuroi shumë emocione, por padyshim minuta e 30-të e ndeshjes ishte ajo që vendosi shumë për fatin e këtij takimi. Mohamed Salah u detyrua të largohet nga fusha e lojës mes lotëve pasi ndjente shumë dhimbje në shpatull pas një përplasje me Ramos.

Pas ndeshjes dolën lajmet se ai rrezikonte të qëndronte rreth gjashtë javë larg fushave, që do të thoshte se nuk do të ishte gati për Kupën e Botës. Por ai nuk është dorëzuar, dhe nëpërmjet një postimi në Instagram, ka deklaruar se do të luftojë deri në fund për të qenë pjesë e botërorit.

“Ishte një natë shumë e vështirë, por unë jam një luftëtar. Megjithëse shanset nuk janë të mira, kam besim se do të jem në Rusi për t’iu bërë të gjithëve krenar. Dashuria dhe mbështetja juaj do të më japë forcën e duhur”, ka shkruar Salah. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?