Salah thyen rekordin e legjendës Gerrard në Champions League

Mohamed Salah është bërë golashënuesi më i mirë i Liverpool në Champions League. Sulmuesi egjiptian shënoi dje ndaj Midtjylland golin e 22-të në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, duke kapërcyer në renditje legjendën e “The Reds”, Steven Gerrard.

Gjithashtu, goli i djeshëm i Salah ishte më i shpejti që ka shënuar ndonjëherë Liverpool në Champions. Egjiptiani e dërgoi topin në rrjetë pas vetëm 55 sekondash lojë.

Edhe shokët e skuadrës së Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino, janë më lart në renditjen e golashënuesve historikë të Liverpool në Champions, me senegalezin që ka shënuar 17 gola dhe brazilianin me 15.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?