“San Siro” dridhet sërish, panik pas rënies së disa copëzave
“San Siro” dridhet sërish, duke krijuar frikë të madhe te tifozët. Pas rastit të parë në ndeshjen Inter-Atalanta, ku në stadium ishin vënë re që impianti lëkundej i njëjti fenomen është vënë re serish, edhe në takimin Inter-Juventus. Madje, këtë herë kanë rënë edhe disa copëza të vogla nga kolonat mbajtëse në unazën e dytë që përkon me sektorin e ultrasve zikaltër.
Dy klubet e Milanos për rastin e parë bënë verifikimet e tyre dhe në fund dolën në konkluzionin se San Siro është i sigurt por përsëritja e të njëjtit rast ngre sërish pikëpyetje rreth sigurisë së stadiumit gjë që ka ngjallur frike edhe tek tifozët. Milan dhe Inter po përgatiten për një impiant të ri por që projekti të vihet në zbatim do të nevojitet kohë por, të ndodhur përpara situatave të tilla nevojitet që planet e së ardhmes të përshpejtohen.
Autoritetet përgjegjëse të Milanos kanë vënë në dijeni klubet për rastin e përsëritur. Lëkundjet për disa prej tifozëve janë diçka që kurrë më përpara nuk e kishin venë re. Një grup ekspertësh do të analizojë lëkundjen e fundit nga ky pritet të krijohet një ide edhe me e qartë.
KOHA JONË SONDAZH

