FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sançez: Jam në klubin më të madh në botë, s’mund ta refuzoja!

Aleksis Sançez është zyrtarisht futbollisti më i ri i Mançester Junajtid. Futbollisti kilian pas prezantimit me “Djajtë e Kuq” ka thënë dhe fjalët e para duke u shprehur i lumtur që ky operacion u finalizuar me sukses.

“Unë jam i kënaqur, që jam bashkuar me klubin më të madh në botë. Kam kaluar tre vite e gjysmë të mrekullueshme me Arsenalin dhe sjell me vete kujtime shumë pozitive për atë klub të madh dhe tifozët e tij. Shansi për të luajtur në këtë stadium mitik dhe për të punuar me Zhoze Murinjon ishte diçka, që unë nuk mund ta refuzoja.

Jam shumë krenar që jam lojtari i parë kilian në histori, që do të luajë për ekipin e parë të Junajtid dhe shpresoj që t’i tregoj tifozëve tanë në të gjithë botën, se pse klubi nënshkroi me mua”, u shpreh Sançez. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?