FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sanchez/ Mourinho flet hapur, po kërkojmë sulmues

Jose Mourinho e dëshiron sulmuesin Arsenalit, Alexis Sanchez, i cili po kërkohet edhe nga Manchester City dhe Liverpool

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ka thënë se gjatë verës së ardhshme do të tentojnë transferimin e një mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi.

Por, ai po ashtu e pranoi se nëse do të kenë një mundësi për të transferuar një lojtar gjatë janarit, atëherë do ta bëjnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fjala ishte për Alexis Sanchez, i cili pritet të largohet nga Arsenal.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne dua tre lojtarë gjatë verës së ardhshme, një mbrojtës, mesfushor dhe sulmues”, tha portugezi gjatë konferencës për media.

“Nëse në dimër marrim njërin, atëherë në verë transferojmë tre minus një. Nëse bëjmë diçka tani, atëherë nuk e bëjmë në verë”, vazhdoi ai.

“Nëse është një mundësi fantastike gjatë dimrit, atëherë luftojmë për atë mundësi fantastike. Nëse ndodh, ndodh”, u shpreh në fund Mourinho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?