Sassuolo mund me “poker” Crotone-n dhe përkohësisht kreun e Seria A

Sassuolo mori një fitore shumë të thjeshtë në shifrat 4-1 ndaj Crotones. Ekipi i drejtuar nga De Zerbi ashtu si ndaj Spezias mori 3 pikë të tjera që e ngjisin përkohësisht në vendin e parë në renditje pas 3 javësh.

Takimi i zhbllokua nga Berardi që në minutën e 19-të, ndërsa pas barazimit të Crotones shpërtheu me dygolësh Caputo në minutat 58’ (11-m) dhe 85’, ndërsa golin e rezultatit përfundimtar 4-1 e shënoi Locatelli në minutën e tretë shtesë.

Caputo, me këtë dygolësh u bashkohet futbollistëve që janë në krye të listës së golashënuesve me tri finalizime në javët e para të Serisë A.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?