Sassuolo nuk toleron, mund me “poker” debutuesit e Spezias (VIDEO)

Spezia debutoi për herë të parë në histori në Serinë A, teksa pësoi një humbje të thellë 1-4 ndaj Sassuolos. Sassuolo u shfaq mjaft agresive në kërkim të fitores së parë dhe gjeti golin e avantazhit që në minutën e 12-të me anë të Filip Djuricic, i cili mposhti portierin Zoet.

Spezia riktheu baraspeshën në minutën e 30-të, teksa ishte bullgari Andrey Galabinov që dërgoi topin në rrjetë pas një krosimi të Riccit dhe u fut në historinë e klubit, si futbollisti që shënon golin e parë në Serinë A.

Në pjesën e dytë Sassuolo gjeti golin e avantazhit, pas një penalltie të ekzekutuar saktë nga Berardi, ndërsa më pas Defrel dhe Caputo shkruan emrin në listën e golashënuesve, duke kompletuar fitoren 1-4.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?