Scholes: Pogba jo se te Juvja, pas 5 minutash duket sikur “fiket”

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, është një ndër futbollistët që e ka lavdëruar më shumë se të gjithë afrimin e Pogba te United nga Juventusi, por tashmë ish-mesfushori nuk i kursen tashmë kritikat ndaj tij dhe klubit të “Djajve të Kuq”.

“Ai bën disa prej gjërave më të bukura në lojë, një pasim të madh apo driblim, një prekje të bukur ose driblim. Më pas, pesë minuta më vonë, ai bën një nga gjërat më të këqija sikur truri i tij fiket.

Ndaj Ëolves, ai tregoi aftësitë e tij me pasimin e golit për Fred por vetëm pesë minuta më vonë humbi topin në mesfushë dhe United pësoi gol. Ky është Pogba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto gjëra nuk i shihnim kurrë tek Juve, por Pogba ishte një peshk më i vogël aty. Pogba ishte pjesë e një ekipi të madh, por ai ka ardhur tek United dhe nuk ka asnjë që ta kontrollojë si tek Juventus”, deklaroi Scholes.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?