S’do ketë më paga faraonike për futbollistët

Futbolli kinez bëhet gati për revolucion. Federata Kineze e Futbollit ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm do të vendosë një rregull për të parandaluar pagat “faraonike”, duke vendosur një shifër tavan për pagat dhe bonuset e tjera që përfitojnë  futbollistët profesionistë.

Një risi që duhet të ndalojë shpërthimin e merkatos së viteve të fundit, e karakterizuar nga disa goditje me çmime të çmendura, që mund të pasohet me një migrim futbollistik nga Lindja e Largët.

“Yjet” që janë transferuar në dritaret e fundit të merkatos mund ta lënë para kohe Kinën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për emra të tillë si Graziano Pelle, Paulinho, Hulk apo Oscar, ndoshta Kina nuk do të jetë më vendi ku mund të vijojnë karrierën e tyre futbollistike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, ende nuk është e qartë se kur do të hyjë në fuqi “tavani” i pagave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?