FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sekreti i portierit Neuer, prej 9 vitesh luan me metal në këmbë

Portieri i Bajernit të Mynihut, Manuel Neuer prej një dekade ruan një sekret të madh.

Përveç operacionit të sezonit të kaluar dhe këtij të fundit, Neuer është operuar edhe një herë tjetër. Bëhet fjalë për të njëjtin problem, por në këmbën e djathtë. Ai ka rreth nëntë vite që luan me një pjatë metalike mes kockave të tij dhe asnjëherë nuk ka ndierë shqetësime.

“Në këmbën e djathtë kam pasur të njëjtin dëmtim te Schalke 04 në vitin 2008. Atëherë u përdor një metal, të cilin ende e kam. S’kam pasur kurrë probleme me të dhe ndihem rehat, madje”, – tha Neuer për “Sport Bild”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë që Neuer pritet të rikthehet gjatë janarit pasi ditë më parë është dëmtuar në këmbën e majtë dhe tashmë ka hyrë në fazën rikuperuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?